Loading…

Mbikalimi për këmbësorë te rrethi i flamurit, nënkryetari i Prishtinës: Të bëhet muze arti, why not?

  • 29/06/2022 | 12:32

Mbikalimi për këmbësorë te rrethi i flamurit, nënkryetari i Prishtinës: Të bëhet muze arti, why not?

Një qytetar është interesuar të dijë nga Komuna e Prishtinës se a mund të hapet mbikalimi për këmbësorë te rrethi i flamurit në kryeqytet.


Ai e ka pyetur nënkryetarin e Komunës, Alban Zogajn për këtë.

“Pershendetje Alban Zogaj, a eshte e mundur me e hap mbikalimin per kembesore, te rrethi i flamurit, afer shkolles mesme te larte? Pyes per shkak gjate veres, por edhe stineve tjera me raste, larte behet jashtezakonisht ngrohte, dhe shume kembesore nuk shohin si alternative kalimin ne te, dhe duke qene qe afer s’ka zebra ose ndonje kalim tjeter, nga nje ane ne anen tjeter, rrezikohen makinat dhe jeta (ne mase me te vogel natyrisht) e personave cilet kalojne neper asfallt. Duke e hapur besoj qe ajri do qarkullonte me shume, por dhe ai i nxehte do u largonte, po ashtu dhe aroma e ndotur qe rrjedh ne te”, shkroi ai.

Në përgjigjen që ia dha qytetarit pas pak minutash, Zogaj dha një ide të pazakontë.

“Ai mbikalim po perdoret shume pak, dhe si rezultat e ka humbur qellimin! Andaj, duhet te kthehet ne dicka tjeter … si psh muze i vogel i artit? #whynot”, shkroi nënkryetari i Prishtinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë