Loading…
Mbi 800 milionë dollarë: Shkrimtarët që kanë fituar më shumë para 10 vitet e fundit
  • 22/03/2019 | 17:58

Mbi 800 milionë dollarë: Shkrimtarët që kanë fituar më shumë para 10 vitet e fundit

Shkrimtrët sot nuk fitojnë shumë para, duke qenë se teknologjia ka zënë vend në shumë hapësira ku më pare librat luanin rolin kyç, megjithatë, ka fitime, transmeton Gazeta Metro.


Më poshtë ju sjellim disa nga shkrimtarë janë  paguar më së shumti:

Në vendin e parë, renditet shkrimtari amerikan James Patterson, i cili së fundi ka shkruar librin “Presidenti është zhdukur” së bashku me Bill Clinton, i botuar edhe në shqip. Prej vitit 1976, kur botoi romanin e parë “Numri i Thomas Berryman”, James Patterson ka publikuar më shumë se 150 tituj me të ardhura që kapin shifrën e 836 milionë dollarëve.

E dyta renditet J.K. Rowling, autoria e sagës “Harry Potter”, me të ardhura në 546 milionë dollarë dhe në vendin e tretë është Stephen King me 259 milionë dollarë. Daniel Steel dhe John Grisham, dy autorë të tjerë të njohur për lexuesit shqiptarë, renditen në vendin e katërt dhe të pestë respektivisht me 231 milionë dollarë dhe 192 milionë dollarë.

Ndër shkrimtarët më të rinj në moshë, pjesë e listës janë edhe John Green dhe Paula Hawkings, që u bë e famshme me romanin “Vajza në tren”. Ndërkohë autori i “Kodi i da Vinçit”, Dan Brown renditet në vendin e 11 me 111 milionë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë