Loading…

Mbi 80 minatorë ngujohen në minierën e Trepçës: Po na leni pa bukë, djersa jonë do t’ju vret

  • 18/11/2020 | 23:44

Mbi 80 minatorë ngujohen në minierën e Trepçës: Po na leni pa bukë, djersa jonë do t’ju vret

Mbi 80 minatorë janë ngujuar në horizontin e 10-të të minierës Trepça në Stantërg, pasi këta të fundit nuk i kanë marrë rrogat nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Përkundër paralajmërimit të Qeverisë se janë ndarë 1 milion euro për Trepçën, ato nuk janë alokuar në xhirollogarinë e ndërmarrjes.

Lajmin e ka konfirmuar , Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, i cili ka thënë se ata janë të vendosur që të qëndrojnë aty deri sa t’i marrin pagat.

“Punëtorët janë të vendosur që mos të dalin deri sa t”i marrin pagat, ndërsa këtyre pritet t”ju bashkëngjiten nesër edhe punëtorët e ndërrimit të parë” ka thënë Osmani.

Për një gjë të tillë ka reaguar Faruk Kadriu, një nga minatorët, i cili shkruan se kryeministri, deputetët dhe ministrat ndodhen në karrige, ndërsa atyre iu thanë të mos ikin nga Kosova se se ata s’do i lënë pa bukë, mirëpo kështu veç se po i lënë pa të.

Mes tjerash ai thotë se lehtë flasin qeveritarët pasi nuk ndodhen 1000 metra nën tokë duke punuar në ftohtësinë e tokës, e për çka prindërit e tyre nuk i ze gjumi nga meraku.

Ky është shkrimi i plotë i minatorit:

Skisha fol po spo muj pa fol Un ekam zgjidhjen:Kryeminister deputet ministra zv ministra presidenti per veten e juaj e hypet ne karigat e juaja e me that mua mos ik jasht vendit se ne do ju sigurojm e sdoju le pa buk ju mua veq se pome leni pa buk qa mendoni ju o njerz qe me thuani mu dhe shum kolegve te mi ju spunoni per at arsye ska rroga po hajdeni vetem njeher te hyjm brenda 1000 metra ne thell nentok dhe me shiko mua ne anen veriore sa osht ftohet e sa punoj pastaj do shkojm ne anen jugore te shohesh si marr frym e qfar ndjese kam une e qfare ke ti a mendon ti se a punoj dhe qfar pune e boj buka e nje Minatori para se te hahet duhet te mendohet 7her e ju mua po me deboni pome sulmoni pome neglizhoni qa thua ta punoni punen time a thu vall qfar pershtypje kishe pas a thu vall qfar kishe mendu nese djali yt baba yt vllau yt e punon ne horizontet e minjeres a kishe flejt naten si nuk flen Baba im e Nana ime qe nuk bejm gjum ne sy deri sa te dal nga posht ah ndjersa e Minatorit doju vret qeveri dhe ju qe na qeshni mua dhe gjith koleget e mi Minator.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë