Loading…

Mbi 72 mijë persona të vaksinuar deri tani në Kosovë

  • 04/06/2021 | 10:44

Mbi 72 mijë persona të vaksinuar deri tani në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë vaksinuar 72.637 persona, shkruan Gazeta Metro.


Në 24 orët e fundit, 2.955 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID. MSH-ja ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.652, përfshirë 12 rastet e fundit aktive që rezultuan.

Që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 103.564 pacientë, ndërsa janë testuar 619.091 persona. Numri i personave të vdekur gjithsej është 2.243.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 182 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,564 raste.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë