Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Prishtinë ka bërë që shumë qytetarë të reagojnë, e në kuadër të kësaj është planifikuar edhe të mbahet protestë sot.
E për këtë ka një interesim të konsiderueshëm, pasi shpallja ka vetëm disa ditë, ka mledhur mbi 5 mijë të interesuar ndërkaq mbi 2 mijë prej tyre e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, shkruan gazetametro.net.
Protesta është paralajmëruar të mbahet sot me fillim nga ora 12:00 në sheshin Skënderbeu.
Ndërkohë, sot janë marrë masa edhe nga institucionet shtetërore, të cilat morën vendim për ndalimin e qarkullimit të veturave dhe ndaljen e shitjes së thëngjillit.
Ndryshe, niveli i ndotjes në Prishtinë ka kaluar edhe vendet më të ndotura të botës, siç janë Delhi i Indisë dhe Pekini i Kinës./gazetametro.net