Loading…

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

  • 23/08/2026 | 21:01

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

Vijon fluksi i lartë i hyrjeve nga Kosova drejt Shqipërisë, me destinacion kryesisht bregdetin shqiptar, ndërsa fundjava ka shënuar një lëvizje të konsiderueshme në pikën kufitare të Morinës.


Në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, këtë të diel, nga ora 05:00 deri në orën 09:30, kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 17.218 shtetas të Kosovës me 4.892 mjete.

Fluksi i lartë është evidentuar edhe gjatë orëve të para të së shtunës, kur në drejtim të bregdetit shqiptar udhëtuan 24.408 shtetas të Kosovës me 8.592 mjete, raporton A2 CNN,

Në total, gjatë orëve të para të raportuara nga Drejtoria për Kufirin dhe Emigracionin Kukës, të dy ditëve të fundjavës, në Shqipëri kanë hyrë 41.626 shtetas të Kosovës me 13.484 mjete.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë