Loading…

Mbi 38 mijë të vdekur hiqen nga listat e zgjedhjeve

  • 08/06/2017 | 08:52

Mbi 38 mijë të vdekur hiqen nga listat e zgjedhjeve

Në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit Amerikan, ku kanë mbajtur tryezën me temën“ Drejtësi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, është diskutuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.


Me këtë rast, u tregua se është bërë pastrimi i listave zgjedhore, me ç’rast u tregua edhe numri i njerëzve të larguar nga lista të cilët nuk jetojnë më.

Xhemail Peqani nga KQZ-ja vuri në pah kohën e shkurtër për përgatitje, ndërsa bëri të ditur se nga lista e votimit janë larguar mbi 38 mijë persona të vdekur.

“KQZ-ja ka hartuar planin për zgjedhjet e 11 qershorit, edhe pse për shkak të kohës së kufizuar kemi pasur disa sfida, por ia kemi arritur të përgatitemi me material për atë ditë. Risi ketë herë ka qenë aplikimi online për ndryshim të vendvotimeve, ndërsa kemi larguar nga lista e votimeve mbi 38 mijë të vdekur”, ka bërë të ditur ai.

Në anën tjetër Mulë Desku nga PZAP-ja bëri të ditur se deri tash kanë pranuar 116 ankesa, 98 prej tyre kanë ardhur gjatë fushatës nga partitë të ndryshme, ndërsa theksoi se kanë shqiptuar gjobë në vlerë 64 mijë euro për ato parti që e kanë shkelur ligjin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë