Loading…

Mbi 30 mijë biznese kundër arkave të reja fiskale

  • 03/04/2017 | 21:01

Mbi 30 mijë biznese kundër arkave të reja fiskale

Kompania për shitjen e derivateve të naftës, Hib Petrol, është ndër të parat kompani që ka vendosur arkat fiskale.


Por, paralajmërimi për futjen e një sistemi të ri të arkave fiskale ka ngritur shqetësimet te ta.

Zyrtarë të kësaj kompanie thonë se vlera e deritashme e vendosjes së arkave fiskale tejkalon 200 mijë euro. Të njëjtit kërkojnë nga qeveria të mos ndërmarrë asnjë hap pa u konsultuar me bizneset.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, është përpjekur që t’i qetësojë bizneset, duke thënë se nga kjo iniciativë, ato nuk do të kenë asnjë shpenzim shtesë.

Por, me këto deklarata nuk pajtohen përfaqësuesit e kompanive që merren me shpërndarjen e arkave fiskale.

Madje thonë se drejtuesit e ATK-së e kanë pranuar se sistemi i ri do të ketë kosto për bizneset, raporton KTV.

Sipas të dhënave të kësaj shoqate, nga një proces i tillë pritet të preken 30 mijë biznese që tashmë janë të fiskalizuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë