Loading…

Mbi 260 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

  • 14/12/2016 | 16:31

Mbi 260 mijë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për kompensimin e pjesshëm të dëmeve natyrore të shkaktuara në bujqësi gjatë këtij viti.

Vendimi parasheh kompensim prej 25 % nga vlera totale e dëmeve, bazuar në raportet e vlerësimeve të dërguara nga komunat përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë. Në total janë ndarë 263 mijë e 701 euro për kompensim të fermerëve në 21 komuna të Kosovës që kanë raportuar dëme gjatë vitit.

Sipas vendimit të Qeverisë, mjetet do të transferohen nga buxheti i MBPZHR-së tek komunat, të cilat do t’ua shpërndajnë mjetet ekonomive bujqësore që kanë pësuar dëme.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që Qeveria e Kosovës kompenson dëmet në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore, si vërshimet dhe erërat e forta. Më herët është ndarë një buxhet prej rreth 160 mijë eurosh për dëmet e shkaktuara gjatë muajit janar dhe shkurt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë