Loading…

Mbi 25 vajza dhe gra filluan trajnim në sektorin e tekstilit

  • 11/11/2016 | 16:28

Mbi 25 vajza dhe gra filluan trajnim në sektorin e tekstilit

Mbi 25 vajza dhe gra të reja sot kanë filluar trajnimin në sektorin e tekstilit, në Qendrën për Aftësime Profesionale.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies  Sociale, Arban Abrashi, vizitoi sot këtë qendër, thuhet në  njoftim përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirqenies Sociale.

Për trajnimin e kandidatëve në sektorin e tekstilit kjo qendër  është pajisur me makinerinë e nevojshme, donacion ky në kuadër të bashkëpunimit të Ministrisë dhe Komunës së Bursës.

“Fillimisht ky trajnim i ndihmuar nga MPMS dhe Komuna e Bursës, do të përgatisë profesionalisht vajza dhe gra në fushën e tekstilit dhe tanimë ky projekt është iniciuar dhe trajnimi po zhvillohet në dy ndërrime”, ka thënë Abrashi.

Gjitashtu në njoftim thuhet se Abrashi ka thënë se Memorandumi i Bashkëpunimit që ka filluar të jetësohet, është shumë i mirëseardhur, pasi që në këtë mënyrë përveç trajnimit po bëhet edhe shkëmbimi i përvojave në aftësimet profesionale, kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në jetësimin e këtij bashkëpunimi, Ministri ka falënderuar edhe shoqatën kulturore ‘Kosova – Shkupi’, në Bursa të Turqisë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë