Loading…

Mbi 2 mijë mjekë e infermier në Kosovë marrin dozën e dytë të vaksinës

  • 03/06/2021 | 13:31

Mbi 2 mijë mjekë e infermier në Kosovë marrin dozën e dytë të vaksinës

Që nga dita e djeshme kur në Kosovë ka nisur edhe shpërndarje e dozës së dytë për profesionistët shëndetësor deri sot me këtë dozë janë imunizuar mbi 2 mijë. Ndërsa, në nivel vendi deri tani janë vaksinuar vetëm me dozën e parë mbi 74 mijë qytetarë të Kosovës.


Kështu ka bërë të ditur menaxheri i qendrës kryesore të vaksinimit në sallën “1 tetori”, Niman Bardhi i cili tha se vetëm sot në këtë sallë janë vaksinuar 450 persona, ndërsa në nivel vendi janë imunizuar rreth 1 mijë e 600.

“Aktualisht deri në këto qaste që në flasim kemi në sallën “1 Tetori” mbi 450 të vaksinuar nëse i referohemi nivelit të vendit kemi rreth 1 mijë e 600 të vaksinuar. Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë e vaksinimit deri në këto qaste që flasim atëherë kemi rreth 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe siç po e shihni të gjithë qoftë qytetarët qoftë personeli shëndetësor janë duke respektuar orarin dhe terminët nga telefonatat e pranuara nga Qendra e Thirrjeve dhe fatbardhësisht çdo gjë që deri tani të ecë shumë mirë“, tha Bardhi.

Bardhi tutje tha se mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë nga dje e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

“Nëse i referohemi totalit deri më tani mbi 2 mijë janë të vaksinuar tashmë sa i përket procesit të dozës së dytë dhe të gjithë këta po respektojnë kohën e ndarë për ta sipas terminëve të ndara nga Qendra e Thirrjeve”, tha Bardhi.

Në Kosovë tashmë ka nisur edhe dhënia e dozës së dytë e vaksinës AstraZeneca për profesionistët shëndetësor të cilët dozën e parë e morën në fillim të muajit prill.

Ndërsa, aktualisht po vazhdon edhe vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeç. Gjithë vaksinimi po realizohet me donacionet e dhuruara nga COVAX dhe BE-ja. E Kosova javën e kaluar ka nënshkruar me kompaninë Pfizer blerjen e 1.2 milionë vaksinave kundër COVID-19, derisa vaksinimi masiv është paralajmëruar të filloj nga 15 qershori.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë