12 mijë e 561 raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë.
Komuna e Prishtinës prinë për numrin më të madh të rasteve aktive me 2 mijë e 764 raste.
E dyta me më së shumti raste aktive është Komuna e Pejës me 965 raste, pastaj ajo e Ferizajt me 827 raste, Gjilanit me 821 raste dhe Prizrenit me 748 raste.
Kujtojmë që Kosova dje regjistroi edhe 602 raste të reja me COVID dhe 6 viktima.
Komuna që regjistroi më së shumti raste të reja me virus ditën e djeshme është ajo e Prishtinës, 199 raste.
E dyta me më së shumti raste të reja të regjistrua gjatë kësaj kohe është Komuna e Prizrenit me 37 raste, pastaj ajo e Pejës me 36 raste, Ferizaj 32, Podujeva 30 dhe Fushë Kosova 28.