Loading…

Mbi 1 miliard euro për termocentralin e ri

  • 28/03/2017 | 12:07

Mbi 1 miliard euro për termocentralin e ri

Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), konfirmon për gazetën “Zëri” se kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re” pritet të nënshkruhet së shpejti. Sipas tij, termocentrali i ri do të prodhojë 450 megavate orë energji elektrike dhe kostoja e ndërtimit do të jetë mbi 1 miliard euro.


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se shumë shpejt pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”.

Ai thotë se aktualisht janë në fazën përmbyllëse të projekteve energjetike si pjesë e Strategjisë Afatgjate për Sektorin e Energjisë 2017-2026, me të cilat përfundimisht do të bëhen zgjidhje të qëndrueshme për transformimin e ekonomisë së vendit tonë, e cila ka vuajtur shumë si rezultat i mosfurnizimit të rregullt dhe cilësor me energji elektrike.

blerand-stavileci

“Pas një procesi të gjatë negociues presim që shumë shpejt ta caktojmë datën e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale, e cila i paraprin hapit të fundit të projektit, atij të tenderimit për ndërtuesin e termoelektranës. Kostoja totale investuese pritet të jetë diku mbi 1 miliard euro, prej të cilave 30% sigurohet nga investitori amerikan ‘Contour Global’ dhe 70% nga institucionet ndërkombëtare financiare, agjencitë kredituese të eksportit dhe bankat komerciale. Kapaciteti prodhues do të jetë 450 MW me efiçiencë 40%, që dëshmon se teknologjia e cila përdoret do të jetë në përputhje me standardet mjedisore”, ka thënë Stavileci.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë