Në fshatin Bajnicë të komunës së Kaçanikut, janë hedhur mbeturinat e kafshëve të therura, që me gjasë janë ato të festës së Kurban Bajramit, shkruan Gazeta Metro.
Për festën e ‘Kurban Bajramit’ është traditë që të theren kurban ose edhe kafshë të tjerë.
Mirëpo duket se dikush në Kaçanik, ka vendosur që mbetjet e kafshëve të therura, t’i lë në rrugë.
Në një video të dërguar në Metro, shihet se si janë lënë anash mbetjet e këtyre kafshëve.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.
Më poshtë keni videon. /gazetametro.net