Loading…

Mbesa e heroit Agim Ramadani emërohet me nofkën e tij, Katana

  • 05/01/2020 | 21:17

Mbesa e heroit Agim Ramadani emërohet me nofkën e tij, Katana

Djalit e heroit të kombit Agim Ramadani, Jeton Ramadani sot është bërë babai i një vajze. Fëmijën e tij ai e ka emëruar me nofkën e babait, Katana, transmeton Gazeta Metro.


Ai në kujtim të babait të tij vajzën e tij të sapo lindur e ka pagëzuar me emrin Katana, nofkë kjo e të gjyshit të vogëlushës së sapolindur që e mbante si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për mbesën është gëzuar tej mase edhe bashkëshortja e heroit, Shukrije Ramadani.

Ajo ka shpërndarë disa imazhe në llogarinë Facebook, derisa ka shkruar:

“Urime Agim e Kolos motra Katana, urime Jeton e Flutura, ju falemnderit per këtē gëzim që ma falët,u rritsh me t”mira mbesa ime e vogël me emrin e madh”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë