Ka mbaruar biseda telefonikes mes Presidentit të Amerikës, Joe Biden, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Gazeta Metro.
Shtëpia e Bardhë sapo njoftoi se biseda telefonike zgjati pak mbi një orë.
Kjo bisedë u zhvillua për të shmangur përpjekjet në atë që SHBA’të po e quajnë rrezik të një sulmi rus në Ukrainë.
Presidenti Putin para se të bisedonte me Biden, po ashtu zhvilloi bisedë telefonike me Preisdentin e Francës, Emmanuel Macron.
Thirrja midis dy liderëve vjen disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika shtohet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme. /gazetametro.net