Loading…

Mbappe pas zgjatjes të kontratës me PSG: Jam shumë i lumtur, falënderoj Presidentin për durimin

  • 21/05/2022 | 21:27

Mbappe pas zgjatjes të kontratës me PSG: Jam shumë i lumtur, falënderoj Presidentin për durimin

Paris Saint-Germain tashmë është edhe zyrtare se ka arritur marrëveshje me Kylian Mbappe për të zgjatur kontratën e tij edhe për tre sezone tjera. Francezi është shprehur shumë i lumtur për këtë marrëveshje duke falënderuar gjithashtu edhe Presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, transmeton Gazeta Metro.


Para pak çastesh u mbyll edhe një ndër prej çështjeve më të mëdha muajt e fundit në botën e futbollit. Pas shumë spekulimeve se a do të transferohet në Real Madrid apo do të qëndroj në Paris, u mbyll gjithçka.

Fjalët e para të 23-vjeçarit pas nënshkrimit të kontratës ishin se ai do të vazhdoj të rritet edhe më shumë në Paris dhe pret që të performoj në nivelin më të lartë tij.

”Dua të njoftoj se kam zgjedhur të vazhdoj kontratën time me PSG dhe sigurisht që jam shumë i lumtur për këtë. Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem dhe brenda një klubi që të jep mundësinë të gjitha mjetet për të performuar në nivelin më të lartë,” tha ai.

Ndër të tjera francezi falënderoi edhe Presidentin e klubit për besimin, mirëkuptimin dhe durimin që kishte pasur këto muaj. Ai falënderoi edhe të gjithë tifozët për mesazhet e tyre inkurajuese gjatë muajve të fundit.

”Dëshiroj të falënderoj Presidentin, Nasser Al-Khelaifi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin e tij. Kam një mendim edhe për të gjithë mbështetësit e PSG, në Francë dhe në mbarë botën, për fjalët e tyre të panumërta të dashurisë, veçanërisht në muajt e fundit,” tha Mbappe.

Mbappe që nga transferimi i tij në vitin 2017 nga Monaco tashmë ka hyrë në historinë e klubit parisien, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave. Ai ka realizuar 168 gola dhe ka regjistruar 87 asistime në 216 ndeshje në të gjitha garat. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë