Loading…

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, skandaloze

  • 01/04/2017 | 14:21

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, skandaloze

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur skandaloz vendimin e Qeverisë për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në zonat e banuar me shumicë serbe në Kosovë.


Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK’së, ka thënë se Qeveria është treguar e paftë dhe e pa zot karshi Serbisë për t’i treguar se Kosova është shtet.

“Vendimi i Qeverisë për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Kosovës, tregon se është e paaftë e pa zot për të treguar se ne jemi shtet”, ka thënë ai.

Sipas Lekajt, “kjo i bije sikur ne të shpallim zgjedhjet parlamentare në Serbi, në Bujanoc, në Medvegjë nga kjo del se Serbia ende nuk e ka larguar mendjen se Kosova është pjesë e saj”.

Më tutje, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë, se do të duhej të votonin vetëm ata që kanë dy shtetësi.

“Nuk është dashtë të mbahen zgjedhjet, përveç atyre që kanë dy shtetësi që kanë të drejtën e votës, por jo që të lejohen zgjedhjet në pika të caktime në një shtet tjetër që është Kosova”, deklaroi Lekaj.

Lekaj me gjuhë të ashpër, përsëri ka akuzuar Qeverisë e Kosovës se nuk po i del zot shtet të saj, duke e lënë Serbisë të mendoj se Kosova është territor i saj, shkruan lajmi.net.

“Serbia po tregon se asnjëherë nuk e ka hequr nga mendja interesin e saj të drejtpërdrejt Kosovës, duke e quajtur edhe si pjesë të vetën. Mirëpo edhe Qeveria e Kosovës është e pa zot, e pa aftë që ta forcojë shtetin e vet dhe t’i bëjë me dije Serbisë se Kosova tani më është shteti, i krijuar, i njohur ndërkombëtarisht dhe ne mund të bashkëpunojmë vetëm si dy fqinjë”, ka thënë në fund Lekaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë