Loading…

Mbahet takimi i grupit ndër-ministror kundër dhunës në familje

  • 27/05/2021 | 15:06

Mbahet takimi i grupit ndër-ministror kundër dhunës në familje

Zëvendësministrja, njëherit Koordinatorja Nacionale Kundër Dhunës në Familje, Nita Shala mblodhi në takimin e tretë me radhë Grupin Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje, me synimin e mirë-koordinimit të përgjigjes ndaj rasteve të dhunës në familje nga institucionet përgjegjëse si dhe ndërmarrjen e hapave për parandalimin e dhunës në familje.


“Të pranishmit diskutuan mbi nismën dhe bashkëpunimin në finalizim të nismës nga Komisioni për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i cili në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë do të ndryshojë Ligjin Kundër Dhunës në Familje në linjë me dispozitat e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje. Gjithashtu u diskutua mbi rëndësinë dhe obligimin për të hedhur të dhëna në databazën e rasteve kundër dhunës në familje dhe për adresimin e ngacmimeve dhe dhunimeve seksuale”, thuhet në njoftimin për media.

Përveç përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, në takim u lidhën përmes linjës elektronike 9 ekspertë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, donatorëve dhe organizatave joqeveritare në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë