Loading…

Mbahet në Gjirokastër ‘Iso mbi kalldrëm’

  • 05/08/2026 | 23:26

Mbahet në Gjirokastër ‘Iso mbi kalldrëm’

Kalldrëmet e Gjirokastrës u mbushën me tingujt e muzikës tradicionale në mbrëmjen që shënoi nisjen e aktivitetit kulturor “Iso mbi Kalldrëm”.


Qindra qytetarë dhe turistë u bënë pjesë e atmosferës festive, duke ndjekur nga afër koncertin e parë të këtij eventi që do të zgjasë gjatë gjithë muajit gusht.

Grupi “Nektar” hapi siparin e mbrëmjeve artistike me interpretimin e këngëve të traditës, duke sjellë emocione dhe duke promovuar vlerat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare në zemër të qytetit muze.

“Është e mrekullueshme. Muzika, atmosfera dhe njerëzit janë fantastikë. Më pëlqen shumë energjia që përcjell ky festival. Do të dëgjojmë edhe këngë polifonike dhe muzikë tradicionale, të cilat janë shumë të bukura dhe plot jetë”, shprehet një turiste

“Gjirokastra është një qytet shumë i bukur dhe me histori të pasur. Njerëzit këtu janë shumë mikpritës dhe kjo më kujton traditat e vendit tim, Kurdistanit. Edhe ne kemi muzikë dhe këngë tradicionale që ngjajnë me ato shqiptare. Atmosfera është e mrekullueshme. I ftoj të gjithë të vizitojnë Shqipërinë, sepse njerëzit janë shumë të dashur.”, thotë një turist.

Përgjatë gjithë muajit, “Iso mbi Kalldrëm” do të sjellë në Pazarin Karakteristik grupe polifonike dhe artistë nga treva të ndryshme, duke e kthyer Gjirokastrën në një skenë të hapur ku muzika, historia dhe turizmi ndërthuren në një festë të përbashkët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë