Loading…

Mazzari u bë horë me këtë deklaratë për Conte’n

  • 16/05/2017 | 18:07

Mazzari u bë horë me këtë deklaratë për Conte’n

Edhe pse e kishte siguruar titullin e kampionit, Chelsea e mposhti të hënën edhe Watfordin, e kjo duket se nuk i pëlqeu trajnerit Walter Mazzari.


Pa e ditur se mikrofonët në sallën e konferencave ishin të ndezur dhe duke e mbuluar gojën me dorë, Mazzari po priste largimin nga salla të Antonio Conte’s, ndërsa i tha përkthyesit: “A shkoi ai? Shpresoj që po, shpresoj që nuk do t’a shohim përsëri”.

Për fatin e keq të trajnerit të Watford, gjithçka u dëgjua nga gazetarët e pranishëm.

Rivaliteti ndërmjet këtyre dy trajnerëve ka nisur në Serie A, kur Conte e drejtonte Juventusin kurse Mazzari ishte trajner i Napolit, me të cilin nuk arriti asnjëherë t’ia rrëmbente titullin e kampionit skuadrës nga Torino. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë