Java që po lëmë pas ka qenë javë e maturantëve të Komunës së Malishevës, të cilët, gjatë tërë javës kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme.
Java e maturantëve është përmbyllur sot, me disa aktivitete tjera, përfshi edhe parakalimin e tyre nëpër qytet, ndërsa më e veçantë ka qenë bartja e plisit nga ana e maturantëve, si simbol shqiptar.
Pas parakalimit, në sheshin e qytetit është zhvilluar edhe një aktivitet tjetër, përkatësisht një program kulturo dhe artistik, i shoqëruar me muzikë, transmeton Klan Kosova.
“Është nder dhe kënaqësi, të jesh para një gjenerate maturantësh. Maturant të dashur, ju kaluat me sukses një sfidë, në mesin e shumë sfidave që ju presin në të ardhmen”, ka thënë para maturantëve, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, i cili i ka uruar maturantët dhe ju ka dëshiruar suksese në të ardhmen.