Loading…

Matoshi thotë se pritëshmëritë e tij nuk po i përmbushen nga rezultatet preliminare

  • 12/06/2017 | 22:10

Matoshi thotë se pritëshmëritë e tij nuk po i përmbushen nga rezultatet preliminare

Me tu caktuar data e zgjedhjeve të 11 qershorit, të gjitha partitë politike nisën mbledhjen dhe anëtarësimin e njerëzve të rinj. Jo pak prej tyre ishin edhe pjesë e listave të kandidatëve për deputet.


Halil Matoshi ende mendon se bëri mirë që iu fut politikës e më pas edhe zgjedhjeve.

Por pranon se pritëshmëritë e tij nuk po i përmbushen nga rezultatet preliminare.

“Duhej të ishte së paku me 45 deputetë sepse kjo e vështirëson krijimin e Qeverisë”, tha Matoshi për Klan Kosovën.

I aderuari rishtas në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës beson se kjo parti shënoi rritje dhe se pa koalicion me PDK’në dhe Nismën do të dilte më mirë.

“Përshtypja tek qytetari i Kosovës për shkak të tri qeverisjeve të një pas njëshme që ndoshta nuk ka qeverisë më së miri prandaj edhe mund të jetë një votë kundër”, theksoi Matoshi.

E kur flitet për Aleancat e reja, frika e Matoshit është tek vijat e kuqe të partive të tjera për të krijuar Qeverinë.

Megjithatë ai ka një preferencë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është më e akseptueshme”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë