Analisti politik Halil Matoshi përmes një publikimi në rrjete sociale kashkruar se ‘shteti lejon hetim të pavarur në rastin Dehari’.
Matoshi shkruan se shteti i Kosovës i ka kërkuar një shteti nga BE-ja që ta hetojë rastin e vdekjes së Deharit. Ai shtoi se kjo është një lëvizje e mirë e cila mund ta qartësojë situatën dhe të eliminojë dyshimet mbi institucionet e Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë publikimin e Matoshit:
“Shteti lejon hetim te pavarun nderkombetar ne rastin Dehari.
Shteti kosovar (Qeveria) ka kerku nga nji shtet i fuqishem i BE-se me kry hetim te pavarun nga institucionet dhe politika te rastit te vdekjes tragjike te Astrit Deharit!
Dhe ka ba mire!
Nji hap i duhun dhe qe munet me hjek gverrin e familjes dhe tane nji shoqnie me bsim te luhatin ne institucionet e shtetit.
Ky hap asht i domsodoshem dhe munet me e la shettit pervballe qytetareve?
Po qysh lahen masanej ata qe i dhane zor e abuzuen politikisht me kete tragjedi familjare?
Shteti e ka per obligim me e sqaru tane rastin sepse vdekja tragjike e Astritit e ka historine e vet – pra duhet me kerku qe te perfshihen rreth ketij rasti ne nji hetim te pavarun poashtu nderkombetaret!
Tek pastaj munemi me u cliru si shoqni nga ky ankth!”
Ndërkohë, prokurori i Prizrenit Sylë Hoxha ka thënë se ai nuk posedon zyrtarisht asnjë informacion lidhur me atë nëse shteti ka lejuar hetim ndërkombëtar të rastit të vdekjes së aktivistit të ‘Vetëvendosjes’ Astrit Dehari.
Edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se nuk është njoftuar nga askush nëse janë lejuar hetime ndërkombëtare për rastin. /gazetametro.net