Analisti politik, Halil Matoshi, ka reaguar në për videon e dërguar nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ju drejtua Kosovës si ‘kombi kosovar’, ai ka akuzuar presidencën e Kosovës që ia ka devijuar fjalimin presidentit Biden, duke e cilësuar si gabim të pafalshëm të Presidencës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Matoshi ka thënë se Presidenca nën drejtimin e Vjosa Osmanit e ka devijuar fjalimin e presidentit Joe Biden, i cili Kosovës i referohet si ‘kombi kosovar’, ndërsa presidenca e ka përkthyer si ‘populli kosovar’.
“Presidenca në drejtimin e Vjosa Osmanit, ashiqare nën presionin e integrizmit panshqiptar e ka deviju fjalimin e Presidentit Joe Buden! Presidentja Osmani duhet ta sqarojë publikun, përse fjala ‘Nation’ që e thekson Biden âsht përkthy si ‘populli’!?” ka shkruar Matoshi.
Tutje Matoshi ka theksuar se ka dallimi strikt mes fjalëve angleze ‘Nation’, ‘People’ dhe ‘State’, ndërsa ka thënë se këtë dallim vetëm presidenca s’ka ditur ta bëjë këtë dallim ose ka manipuluar qëllimshëm fjalimin e Presidentit Biden për Kosovën.
“Në anglishte bâhet dallimi strikt mes fjalëve Nation, People dhe State, vetëm Presidenca e Kosovës nuk di me e bâ këtë dallim, ose e manipulon qëllimshëm fjalimin e Presidentit Biden për Kosovën, ku ai thotë qartë dhe pa ekuivoke: “Kombi i Kosovës âsht në zemrat e familjës sime!”, ka shkruar tutje Matoshi.
Përkthimi nga presidenca:
Postimi i plotë:
Gabim i pafalshëm i Presidencës!
Presidenca në drejtimin e Vjosa Osmanit, ashiqare nën presionin e integrizmit panshqiptar e ka deviju fjalimin e Presidentit Joe Buden!
Në anglishte bâhet dallimi strikt mes fjalëve Nation, People dhe State, vetëm Presidenca e Kosovës nuk di me e bâ këtë dallim, ose e manipulon qëllimshëm fjalimin e Presidentit Biden për Kosovën, ku ai thotë qartë dhe pa ekuivoke: “Kombi i Kosovës âsht në zemrat e familjës sime!”
P.S.
Presidentja Osmani duhet ta sqarojë publikun, përse fjala ‘Nation’ që e thekson Biden âsht përkthy si ‘populli’!?