Loading…

Matoshi: Kurti nuk po merret me PISA, por me të drejtat e punëtorëve të ‘Fabrikës së leshit’

  • 10/12/2019 | 18:11

Matoshi: Kurti nuk po merret me PISA, por me të drejtat e punëtorëve të ‘Fabrikës së leshit’

Halil Matoshi, publicisti dhe këshilltari i Kryeministrit në shkuarje, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, duke thënë se Kurti nuk po merret me tema serioze si PISA, por me të drejtat e punëtorëve të ‘Fabrikës së leshit’ në Manchester, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka kritikuar liderin e VV’së, duke thënë se ai nuk po merret me çështje të rëndësishme si PISA dhe analfabetët funksional, por me të drejtat e punëtorëve të ‘Fabrikës së leshit’ në Manchester.

Kurti sot në ditën e Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut, ka fajësuar imperializmin për gjendën e mjerueshme të njeriut dhe punëtorëve ndër vite, e për këtë Matoshi e ka kritikuar ashpër Kurtin.

Matoshi e ka cilësuar kundërshtimin e Kurtit ndaj imperializmit si identifikim me ideologjinë komuniste.

Ai ka thënë se Magna Karta nuk është shkruar e as orjentuar kundër imperializmit, por kundër kushteve të rënda të punëtorëve dhe trajtimin e tyre si skllevër.

Matoshi thotë se ndoshta Kurti po e përdor termin imperializëm, sipas konceptit ideologjik siç kanë vepruar Kina, Kuba, Koreja e Veriut, Venezuela dhe disa vende arabe e identifikojnë me ShBA’në

Postimi i plotë i Halil Matoshit:

Albini nuk do të merret me PISA dhe analfabetët funksional në sistem, po me të drejtat e punëtorëve të “Fabrikës së leshit” në Manchester!?

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut âsht nji spektër të drejtash dhe lirishë mbi të cilat sot funksionojnë vetëm demokracitë Perëndimore. Magna Carta e njerëzimit, nuk âsht shkru as orientu kundër imperializmit, porse kundër kushteve skllavnuese të disa njerëzve karshi do tjerë njerëzve.
Me u çu sot kundër imperializmit, pos që âsht identifikim me ideologjinë komuniste (vendçe: enveriste!?) që luftonte n’dy fronte ‘imperializmin amerikan dhe socialimperializmin sovjetik’ në emën të Magna Carta-s, âsht poasht nji term i rrëshqitshëm, ose spakut âsht mendjelehtësi e s’âsht hiç punë për ne, sepse jetojmë në nji botë në lëvizje, në raporte ekonomike PostSmithiane.
Si komb i vogël, me e mbrojtë lirinë, sovranitetin dhe territorin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me e ndërtu nji sistem adekuat të arsimit, âsht punë e jona.
Përderisa ky Perëndim e ka çliru Kosovën nga fashizmi serb, që ishte në thelb nji nacionalsocializëm, kujt i ka mbetë me u çu kundër imperializmit sot, që nuk ka një shpjegim adekuat etimologjik për kushtet e posthistorisë. Apo Albini e përdor termin simas konceptot ideologjik me të cilin Kina, Kuba, Koreja e Verit, Venezuela dhe disa vende arabe e identifikojnë me ShBA-në. Po. nëse e narrim për bazë definimin në fjalorin e Merriam-Webster, Inc. Amerika sot âsht i vetmi shtet imperialist!
Dhe kryeministri potencial i vendit, Albin Kurti, ia paska mësy me e çrrënjosë!?./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë