Loading…

Matoshi ka një pyetje për Kurtin: Pse nuk u takua me Gjonbalajn dhe Elezin në SHBA?

  • 23/05/2022 | 23:58

Matoshi ka një pyetje për Kurtin: Pse nuk u takua me Gjonbalajn dhe Elezin në SHBA?

Duke biseduar për vizitën e kryeministrin Kurti në SHBA, opinonisti Halil Matoshi ka ngritur një pyetje interesante për Kurtin, shkruan Gazeta Metro.


Matoshi ka thënë se përse Kurti nuk u taku me biznesmenin Gazmend Gjonbalaj dhe as me ish-prokurorin Elez Blakajn.

Ai tutje tha se askush nuk vjen me të dhënë vitra.

“Askush nuk vjen me të dhënë vitra, por vjen për interesa ekonomik”,tha Matoshi në kanal 10.

Duhet theksuar se emrat e të dyve, Kurti i përdori për fushatë elektorale, por gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti  nuk i takojë Gazmend Gjonbalajn e as Elez Blakajn.

Kurti, siç tregoi edhe bashkëpunëtori i tij Armend Muja, si duket në SHBA shkojë për ta realizuar ëndrrën e tij të kamotshme, që të takohej me përfaqësuesit e bizneseve, si “Microsoft” e “Uber”.

Por, në kuadër të kësaj vizite, Kurti nuk është parë askund me dy figurat emblematike të fushatës së tij zgjedhore, Gazmend Gjonbalajn, biznesmenin shqiptar që jeton në SHBA, si dhe Elez Blakajn, ish-prokurorin.

Kurti nuk ka njoftuar për ndonjë takim me biznesmenin Gjonbalaj, mbështetësin e tij që kishte premtuar se nëse VV fiton zgjedhjet do t’i investonte në Kosovë 50 milionë dollarë.

Vizita e zbehtë e Kurtit në SHBA u kritikua, i cili kishte vetëm një takim të rëndësishëm të zhvilluar te disa shkallë me Këshilltarin e Sigurisë, Jake Sullivan./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë