Loading…

Matoshi: Jam në AAK sepse i besoj Ramush Haradinajt

  • 13/05/2017 | 12:40

Matoshi: Jam në AAK sepse i besoj Ramush Haradinajt

Publicisti i njohur Halil Matoshi, është aderimi me i ri në skenën politike. Matoshi nga tash, do të jetë pjesë e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës.


Lideri i AAK’së, Ramush HAradinaj, në një konferencë për media ka thënë se e mirëpret Matoshin, duke shtuar se publicisti ka qenë që në fillim pjesë në procesev politike, dhe përpjekjeve për krijimin e shtetit të Kosovës.

Gjithashtu ka shtuar se Matoshi është njeri i përgjegjshëm për fjalën ndaj qytetarit, transmeton gazetametro.net

“Me Halilin jemi betuar që të punojmë pa hile.” ka thënë Haradinaj

Ndërsa Matoshi ka thënë që politika është besim.

“Unë në jetën e time ju kam besuar dy personave, Ibrahim Rugoves dhe tash Ramush Haradinajt”.

Halili ka insistuar se idetë e kombit kosovarë mbesin teori.

“Unë jam këtu për një arsye, sepse i besoj Ramush Haradinajt”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë