Loading…

Matoshi i ndanë 150 mijë euro për Prishtinën

  • 30/08/2018 | 17:18

Matoshi i ndanë 150 mijë euro për Prishtinën

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi më nënkryetarin e Prishtinës, Selim Pacolli.


Në këto marrëveshje përfshihet mbështetja e MMPH-së në ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Rimanishtë me 100 mijë euro dhe ndërtimin e deponisë së materialeve të ngurta në kryeqytet me 50 mijë euro.

Matoshi u shpreh se ministria që ai drejton do të angazhohet fuqishëm në realizimin e projekteve me komunat e Kosovës, përfshirë këtu edhe Prishtinën.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se nënshkrimi i dy memorandumeve, është vazhdimësi e bashkëpunimit mes MMPH-së dhe qeverisjes së kryeqytetit.

Gjatë këtij takimi, Matoshi dhe Pacolli diskutuan edhe për Task Forcën për Cilësinë e Ajrit në Prishtinë dhe Task Forcën “ Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i cili fillon më 15 shtator.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë