Loading…

Mashtroi më shumë se 30 persona për pushime në Turqi, dënohet me burg ‘bosi’ i agjensionit turistik

  • 22/10/2018 | 16:39

Mashtroi më shumë se 30 persona për pushime në Turqi, dënohet me burg ‘bosi’ i agjensionit turistik

Një kompani turistike, e quajtur “Vol Travel”, me seli në qytetin e Gjilanit, ka mashtruar qytetarët duke i bërë që të paguajnë për pushime në Turqi, dhe duke mos ju përgjigjur më në telefon. 


Pronari i agjensionit turistik “Vol Travel” në Gjilan, Granit Leka, që mashtroi dhjetëra qytetarë duke ua marrë paratë për të mos i dërguar në pushime verore, është dënuar me burgim prej 2 vite e 8 muaj burgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3.000 Euro, njofton gazetametro.net.

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues për të akuzuarin Granit Leka, siç kishte raportuar muaj më parë Gazeta Metro, dyshohet se nga data 1 gusht 2018, si pronar i Agjensionit Turistik NTSH “Vol Travel”, ka mashtruar klientë të ndryshëm, kinse për të dërguar në Turqi, duke ju dhënë bileta fiktive, ku të dëmtuarit me të njëjtat nuk kanë mundur të udhëtojnë.

Shuma që kanë paguar të dëmtuarit tek agjensioni në fjalë kapin vlerën e 123.859,00 Euro.

Mashtrimi i kompanisë Vol Travel është zbuluar nga Policia pasi dy gra që kishin shkuar për pushime kanë mësuar tek pas arritjes në Turqi që hoteli i tyre nuk ishte i rezervuar, edhe pse ato kishin paguar rezervimin në kompaninë në Gjilan, njofton gazetametro.net.

Kompania ka pranuar pagesa në shuma të ndryshme nga qytetarët për pushime dhe Policia dyshon që shuma totale e mashtrimit kap vlerën e 40 mijë eurove.

Vendimi i Gjykatës e detyron të  akuzuarin Granit Leka që në emër të kërkesës pasurore juridike, kompensimin e dëmit të dëmtuarve, pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit./gazetametro.net

http://gazetametro.net/vol-travel-ka-mashtruar-me-pushime-ne-turqi-40-mije-euro-dem-pronari-dhe-familja-ne-arrati/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë