Loading…

Mashtrohet një qytetar në Prishtinë: Automekaniku ia merr 900 euro dhe s’ia ndreq veturën

  • 26/05/2022 | 17:01

Mashtrohet një qytetar në Prishtinë: Automekaniku ia merr 900 euro dhe s’ia ndreq veturën

Një 50-vjeçar nga Prishtina ka rënë në prangat e Policisë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se e ka mashtruar një person, lidhur me rregullimin e një veture, rast ky që ka ndodhur para shumë muajsh.


Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për të dyshuarin V.V., i cili dyshohet për mashtrim, pasi kishte shkelur marrëveshjen që kishte bërë me një qytetar për t’ia rregulluar veturën.

Për t’ia rregulluar automjetin, i dyshuari i kishte kërkuar viktimës një shumë të parave prej 900 euro. Por përveç që nuk e kreu punën siç u morën vesh, qytetari mbeti edhe pa para, pasi i dyshuari nuk ia ktheu më të hollat që ia mori.

Si në shumë raste të tjera edhe këtë herë, rasti u raportua shumë muaj pasi ka ndodhur. Qytetari që u mashtrua vendosi që gjatë ditës së djeshme ta denoncojë të dyshuarin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur të dyshuarin, i cili pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë