Loading…

MASHTI ndanë 100 mijë euro për studentët që studiojnë jashtë vendit

  • 09/06/2021 | 22:58

MASHTI ndanë 100 mijë euro për studentët që studiojnë jashtë vendit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur thirrjen për mbështetjen e studentëve të pranuar në universitete të ndryshme të botës. Për këtë kategori të studentëve MASHTI ka ndarë 100 mijë euro.


Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që të aplikojnë për të përfituar nga kjo ndihmë për studime baçelor, master apo doktoratë.

Që nga koha kur kam pranuar detyrën e Ministres së Arsimit, kam pranuar me dhjetëra kërkesa nga të rinjtë tanë për përkrahje financiare të studimeve jashtë vendit. Andaj dhe kam vendosur që të shpallim thirrjen për mbështetjen e studentëve të pranuar në universitete të ndryshme të botës. Kjo është mbështetje simbolike krahas angazhimit tuaj për shkollim dhe për të fituar kultura të reja nga vende të ndryshme të botës. MASHTI, ofron edhe bursa e subvencione të tjera për studentët dhe studiuesit tanë, por e kam parë të rëndësishme që nga kategoria e mjeteve të parapara për grante dhe subvencione të ndajmë 100.000 euro me anë të kësaj thirrjeje publike. E bindur që çdo mundësi që ju ofrojmë sot do ta ktheni në kontribut për shoqërinë dhe vendin, do të punojmë me përkushtim e transparencë të plotë”, thuhet në postimin e ministres Nagavci..

Për kriteret e konkursit dhe procedurat e aplikimit, më poshtë e gjeni të bashkangjitur linkun me të gjitha informacionet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë