Loading…

MASHT ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë nxënësit

  • 19/04/2020 | 10:57

MASHT ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë nxënësit

Ministria e Arsimit, përmes një njoftimi ka lajmëruar prindërit dhe nxënësit se për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin që nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjërata gjatë festave zyrtare, ligjëratat e së hënës (20 prill) mund t’i ndjekin edhe të shtunën (25 prill) sipas orarit të njëjtë.


“Meqë se dita e hënë (20 prill 2020) është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (20 prill 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 25 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”m thuhet në njoftimin e MASHTI.

Kujtojmë se për më shumë se një muaj nxënësit po i ndjekin ligjeratat online, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë