Loading…

Masat e reja anti-Covid në Kosovë: Kthehen mbrapsht në Morinë dhjetëra qytetarë të Shqipërisë

  • 22/01/2022 | 11:53

Masat e reja anti-Covid në Kosovë: Kthehen mbrapsht në Morinë dhjetëra qytetarë të Shqipërisë

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër virusit korona. Në pasdite e sotme një numër i madh udhëtarësh janë kthyer në doganën e Morinës duke mos u lejuar të futen në Kosovë për shkak të këtyre rregullova, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportimeve nga Morina se numri i të kthyerve është i madh, ndërsa masat kanë hyrë në fuqi sot duke bërë që një pjesë e mirë e qytetarëve të mos jenë në dijeni.

“Unë vaksinën e dytë e kam bërë sëfundmi dhe sipas rregullit s’mund të bëj vaksinë tjetër tani, të paktën deri në mars. Këta më kërkojnë vaksinë të tretë ose PCR. Për të bërë test PCR duhet që të shkosh të paguash 30 euro”, tha një qytetar për ABC.

Një shofer furgoni që transporton udhëtarë u shpreh se nuk kishte qenë në dijeni të këtij rregulli të vendosur nga qeveria e Kosovës.

“Unë i kam të gjithë udhëtarët me nga dy vaksina. Tani na kërkojnë edhe PCR ose vaksinën e tretë. Nuk isha në dijëni të një urdhri të tillë që thonë se ka hyrë në fuqi mbrëmë”, tregon ai duke shtuar se ishin nisur për të vizituar një zonë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës vendosi masa të reja kundër koronavirusit ditën e djeshme duke limituar numrin e udhëtarëve që futen atje. Masat po ashtu prekin edhe aktivitetin e bareve dhe restoranteve.

Më poshtë gjeni disa nga masat e reja anti-Covid, që hyjnë në fuqi prej sot.

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

3. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.2 lirohen:

3.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;

3.2 Personat,tëcilëtpunojnësitransportuesprofesionist(vozitës),mekusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

3.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;

3.6 Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;

3.7 ShtetasiteRepublikëssëKosovësqënukikanëdydozatëvaksinësjanë
të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë
(7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;

3.8 Personatmedëshmimjekësorengamjekuspecialistifushëspërkatësese kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë
tokësore).

3.9 Personat nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare duhet të
posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë