Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka kurorëzuar dashurinë me martesë.
Kështu ka bërë të ditur vet futbollisti i njohur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Futbollisti me prejardhje nga Deçani që është prej kohësh në një lidhje dashurie me bukuroshen, Dorina Podrimja sot (e premte) kanë njoftuar se janë martuar.
Hadërgjonaj shihet në një kostum elegant, ndërsa partnerja e tij shkëlqen e veshur me fustan të bardhë të kombinuar me aksesor, ndërsa të dy mbanin lule në duar.
View this post on Instagram