Loading…

Martinaj mbahet në burg, për vrasjen që u bë pas ngacmimit të Elvana Gjatës

  • 04/11/2018 | 12:18

Martinaj mbahet në burg, për vrasjen që u bë pas ngacmimit të Elvana Gjatës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “30 ditë burg” për shtetasin Ervis Martinaj pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre edhe Martinaj.

Gjykata konstaton se brenda afatit 30 ditor u paraqitën akte të reja shtesë nga Prokuroria duke shtuar edhe kërkesa të reja, vepra te reja.

Prokuroria për veprën e vrasjes paraqiti akte të ndryshme, si akte balistike kimike dhe ADN, për aktet e mësipërme ju la kohë avokatëve të njihen me të. Por nga ana e Prokurorisë u saktësua se në duart dhe rrobat e Ervis Martinajt nuk u konstatuan mbetje nitritesh.

Të shtunën, shtatë fashikuj me qindra fletë secili iu paraqitën ditën e shtunë gjykatës, së bashku me kërkesën e akuzës për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj Martinit nga arrest me afat 30-ditor në arrest me burg pa afat. Përveç akuzës së vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese, ndaj Martinit prokuroria ka ngritur edhe akuzat e fshehjes së të ardhurave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, krime këto që kanë të bëjnë me aktivitetin e Martinit si biznesmen.

Sipas prokurorisë, ngjarja në bllok nuk ishte për shkak të një konflikti të çastit, siç ka deklaruar Ervis Martini, por e paramenduar. Këtë version, prokuroria e mbështet në zbardhjen e mesazheve telefonike që Martini ka patur me bashkëpunëtorët e tij të përfshirë në këtë ngjarje, ku rezulton se Martini u ka thënë shokëve të tij që të vinin tek lokali, madje të merrnin edhe armë me vete. Këto mesazhe janë mundur të zbardhen falë bashkëpunimit me autoritetet izraelite, të cilët kanë ofruar asistencë në hapjen dhe gjetjen e mesazheve në telefonat e bllokuar që u janë sekuestruar të pandehurve.

Nga ana tjetër, Martini, sipas prokurorisë, ka kryer transferta, transaksione dhe kontrata shitblerjeje në disa qindra milionë lekë të reja me burime të pajustifikuara dhe me pagesa “cash”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë