Ajo gjithmonë ka korrur sukses me veprat e saj, falë talentit dhe punës. Kësaj rradhe është duke punuar në projektin e saj të rradhës. Regjisorja dhe skenaristja kosovare Blerta Zeqiri për gazetën Metro shpalos të gjitha detajet për projektin e saj filmik “Martesa”.
Projekti i saj i rradhës pritet të jetë shumë i veçantë, diçka që publiku shqiptar nuk kanë parë deri më tani.
”Filmi “Martesa” flet për një trekëndësh dashurie në kohë dasme. Një çift i posafejuar dëshiron që me martesë të vonuar t’i japë fund dhembjes së prindërve të zhdukur gjatë luftës në njërën anë dhe pamundësisë për t’u përshtatur me rrethin konzervativ në anën tjetër. Megjithatë, disa ditë para dasmës së planifikuar, një person nga e kaluara e çiftit kthehet dhe e rrezikon planin për ta filluar një jetë të re.” rrëfen ngjarjen regjisorja Zeqiri për gazetametro.net
“Filmi përmban disa gjëra që ne nuk dëshirojmë t’i zbulojmë para se të dalë filmi, për arsye se dëshirojmë që gjithçka tu lëmë shikuesve që ta shohin” duke ju lënë surprizë deri sa të vijë koha për premierë.
Trekëndshi i këtyre personazheve portretizohet nga aktorët e njohur Ardiana Matoshi bashkë me aktorin Alban Ukaj, dhe risinë në këtë film e përmbush roli i këngëtarit Genc Salihu.
Martesa përpos mbështetjes që mori nga Qendra Kinematografike e Kosovës, tashmë ka marrë mbështetjen edhe nga QKK e Shqipërisë dhe do të realizohet nga produksioni “Beze” me producent Kreshnik Berisha-Keka.
Së fundmi Blerta Zeqiri dhe Keka kanë nënshkruar një kontratë mjaftë të rëndësishme më një kompani franceze.
“Dy javë me parë kemi nënshkruar kontratë me agjentët e shitjes nga kompania franceze “Wide”, të cilët do të miren më strategjinë e festivaleve dhe distribuimin” ,tregon tutje Blerta.
Fituesja e 20 çmimeve nga festivalet më prestigjioze të filmit, Blerta Zeqiri, tregon se punët më të mëdha rreth filmit kanë përfunduar.
“Momentalisht jemi duke punuar në zërimin e filmit bashkë me tonistin Pllum Ballata, dhe po mundohemi që t’i finalizojmë sa më shpejt’’ shprehet regjisorja Zeqiri.
Blerta Zeqiri është e njohur botërisht për sukseset që ka pasur me filmin e shkurtër “Kthimi” me gjithsej 16 çmime të fituara duke përfshirë edhe fitoren në Sundance Film Festival, njëri nga festivalit nderkombëtare me prestigjioz per filmëbërësit e pavaruar , poashtu edhe në Sarajevo Film Festival.
Skenari i filmit ‘’Martesa ‘’ është i bërë nga Blerta Zeqiri dhe Kreshnik Berisha-Keka, regjia është e bërë nga Blerta, përderisa për montazhën është përkujdesur Keka. Kosutumet janë bërë nga Yllka Brada, grimin Leonora Mehmeti dhe Sevdije Kastrati është drejtore e fotografisë.
Blerta Zeqiri dhe Kreshnik Berisha kanë treguar se premiera e këtij filmi do të jetë në fund të vitit 2016 apo në fillim të vitit 2017./gazetametro.net