Protesta e djeshme e grave në Prishtinë ka zënë vend nëpër mediat më prestigjioze botërore. Media tjera e kanë vazhduar raportimimin e filluar nga CNN-i lidhur me protestën e grave në kryeqytetin tonë.
Revista amerikane The Atlantic në mesin e 45 fotografive të marshit të grave nga e gjithë bota, ka zgjedhur të përfshijë edhe Kosovën, transmeton gazetametro.net.
Fotografia e bërë nga Armend Nimani shpalos fuqishëm zërin protestues të grave kosovare që iu bashkuan protestës mbarëbotërore të grave. /gazetametro.net.