Reperi i njohur Don Xhoni ka dalë në mbështetje të Marshit për Liri, i cili do të mbahet këtë të premte, më 12 shtator, duke filluar nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një reagimi publik, artisti u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në këtë organizim, në kërkim të lirisë dhe drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Me këtë reagim, Don Xhoni i bashkohet listës së gjatë të artistëve, figurave publike, organizatave të dalave nga lufta dhe qytetarëve të shumtë që ditët e fundit kanë bërë thirrje për mobilizim në kryeqytet.