Loading…

Marrëveshje strategjike SHBA-Shqipëri-Greqi për gazin e lëngshëm – Rama: TEC-i i Vlorës do të vihet në punë me gaz amerikan

  • 03/05/2026 | 17:32

Marrëveshje strategjike SHBA-Shqipëri-Greqi për gazin e lëngshëm – Rama: TEC-i i Vlorës do të vihet në punë me gaz amerikan

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka hedhur një tjetër hap drejt forcimit të sigurisë dhe pavarësisë energjetike, përmes një marrëveshjeje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror amerikan.


Në rubrikën “Shënimet e Javës”, të publikuar këtë fundjavë nga Berlini, ku ndodhet për çeljen e ekspozitës së tij në kuadër të aktivitetit kulturor “Fundjava e Galerive”, Rama tha se marrëveshja është realizuar në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe synon transformimin e TEC-it të Vlorës në një strukturë që do të funksionojë me gaz.

Sipas Ramës, pas investimit për plotësimin dhe transformimin e TEC-it, Shqipëria do të furnizohet me gaz të lëngshëm amerikan për një periudhë 20-vjeçare, ndërsa përmes TEC-it të Vlorës do të prodhohet energji elektrike, duke krijuar “një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit energjetik”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë