Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, lajmëron se sapo ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Drejtorin e USAID, James Hope.
Kjo marrëveshje sipas tij do të ndihmojë shumë Kuvendin e Kosovës që të nxjerrë ligje më cilësore dhe është dëshmi se partneriteti i Kosovës me ShBA-në po fuqizohet.
“Sot nënshkrova një marrëveshje të rëndësishme me Drejtorin e USAID, James Hope, e cila do ta ndihmojë shumë Kuvendin e Kosovës që të nxjerrë ligje më cilësore. Kjo marrëveshjeje, që është e para mes Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë Amerikane, është dëshmi se partneriteti ynë me SHBA-në po fuqizohet”, ka shkruar Veseli në Facebook./gazetametro.net