Loading…

Marrëveshja për 1.2 milionë vaksinat e Pfizer: Kur do të vijë kontingjenti i parë?

  • 03/06/2021 | 15:54

Marrëveshja për 1.2 milionë vaksinat e Pfizer: Kur do të vijë kontingjenti i parë?

Javë që lamë pas Qeveria Kurti njoftoi ka bërë të ditur se Kosova ka arritur marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave anti-Covid, mirëpo nuk ka një datë se kur do të vijnë ato vaksina në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Ministri Vitia ka bërë të ditur gjithashtu numrin e dozave të vaksinës për të cilat Kosova ka arritur marrëveshje me Pfizer e që janë mbi 1.2 milionë, por, e paqartë mbetet se kur do të fillojnë të vijnë dozat e vaksinës.

Metro ka provuar të mësojë nga Ministria se kur do të vijnë ato vaksina në Kosovës, por të njëjtit nuk i kanë kthyer përgjigje.

Kujtojmë, që Ministria e Shëndetësisë kishte lëshuar një komunikatë për media lidhur me këtë çështje, por as brenda saj nuk jepet ndonjë datë se kur do të fillojnë që vaksinat të vijnë në Kosovë.

MSH ka dhënë detaje të tjera shtesë, por jo edhe datën e kontigjentit të parë që do të arrijë në Kosovë gjë që është me interes për publikun.

“Është arritur marrëveshja me Pfizer për blerjen e 1.213.290 dozave të vaksinës COVID-19. Ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës përballë Covid-19, duke ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe sistemin tonë shëndetësor. Pas një pune intensive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ekipit Negociator të Vaksinës, Kosova ka siguruar doza të mjaftueshme për të kryer vaksinimin përtej grupeve prioritare në përputhje me Planin Shtetëror të Vaksinimit. Kosova ka një kapacitet të zinxhirit të ftohtë për secilin lloj të vaksinave, duke mundësuar që ato të ruhen sipas standardeve. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me një ritëm të shpejtë, për të arritur vaksinimin e 60% të qytetarëve deri në 2021. Procesi i vaksinimit po vazhdon të zbatohet në përputhje me të gjitha parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin. Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafit mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19 dhe për hartimin e planit shtetëror të vaksinimit COVID-19. Vaksinimi masiv do të jetë një hap i rëndësishëm drejt fitores në luftën tonë kundër COVID-19, përfshirë aksesin e sigurt dhe të plotë në shërbimet vitale. Vaksinat kundër COVID-19 ofrojnë shpresë, por edhe më tej, do të duhet të kujtojmë masat parandaluese, të tilla si distanca sociale, maskat dhe ventilimi, duke shmangur grumbullimet dhe mjediset e brendshme, ndërsa higjiena e duarve duhet të vazhdojë të mbahet edhe pas vaksinimit.”, thuhet në komunikatën e MSH’së.

Në anën tjetër që nga dita e djeshme kur në Kosovë ka nisur edhe shpërndarje e dozës së dytë për profesionistët shëndetësor deri sot me këtë dozë janë imunizuar mbi 2 mijë. Ndërsa, në nivel vendi deri tani janë vaksinuar vetëm me dozën e parë mbi 74 mijë qytetarë të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë