Komisionari europian për Zgjerim, Johannes Hahn, vuri në dukje se marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë do të rishqyrtohen pas disa vjetësh dhe se janë pjesë e një procesi të gjërë e jo vetëm të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.
Hahn ka theksuar se çështja kyçe është që Serbia dhe Kosova të mos e ndalojnë njëra-tjetrën në rrugën europiane, ndërsa kuptimi i ndërsjellët tashmë është pjesë e procesit të Berlinit.
Hahn me këtë u përgjigj në pyetjet e gazetarëve se a do të thotë deklarata e tij që shtetet e BE-së nuk do të pranojnë anëtarësimin e ndonjë shteti i cili nuk i ka të zgjidhura problemet me fqinjët, dhe se Serbia duhet ta njoh Kosovën me marrëveshje detyrimore para se të bëhet anëtare e Unionit.
Komisionari europian për Zgjerim shtoi se edhe në samitin BE-Ballkani perëndimor në Vjenë, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërkufitarë dhe shtetet e regjionit të “mos e frenojnë njëri tjetrin, gjë që është marrëveshje e drejtë”.
“Duhet të përqëndrohemi në nevojat imediate dhe konsideroj që para nesh ka shumë punë dhe kjo është në interes të qytetarëve të Serbisë”, përfundon Hahn në konferencën për shtyp në Beograd./Gazeta Metro/