Loading…

Marjan Demaj: Të hënën konkursi, pranohen 6779 studentë

  • 07/07/2017 | 19:10

Marjan Demaj: Të hënën konkursi, pranohen 6779 studentë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” të hënën do të shpallë konkursin për pranimin e 6779 studentëve në studimet bachelor për vitin akademik 2017-2018.


“Konkursi do të shpallet të hënën dhe do të paraqiten kushtet dhe oraret”, ka konfirmuar në emisionin “Imazh” në RTK, rektori i UP-së, Marjan Demaj.

“Nga e hëna mund të vijnë të gjithë. I lus të gjithë të vijnë të përgatitur. Në konkurs janë të precizuara kushtet dhe koha dhe gjitha detajet. Prandaj, mbi bazën e konkursit të përgatiten edhe dokumentet”, ka thënë rektori i Universitetit të Prishtinës.

Ai ka shtuar se MASHT e ka miratuar numrin prej 6779 studentëve.

Rektori Demaj tha se do ta hapnin konkursin të shtunën por në këtë ditë nuk punojnë bankat dhe bazuar në konkurs janë edhe disa pagesa që duhet t’i bëjnë studentët.

Duke folur për kërkesat për studime, sivjet, numri i kandidatëve që do të pranohen në UP është 5 për qind më i vogël se vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar kemi pasur diku 17 mijë të interesuar”, ka thënë rektori Demaj.

Ai ka thënë se mjekësia vazhdon të jetë një nga programet më të kërkuara.

“Fakulteti i Edukimit është shumë atraktiv. Janë disa programe studimore në Fakultet të Filologjisë si gjuha angleze dhe gjuha gjermane, pastaj Filozofiku etj”, ka thënë Demaj.

Sipas tij, interesim të madh ka edhe për arkitekturën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë