Loading…

‘Marifetet’ që po i përdorë Mustafa për t’i shtyrë zgjedhjet

  • 02/05/2017 | 21:33

‘Marifetet’ që po i përdorë Mustafa për t’i shtyrë zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i ka numëruar tri ‘marifetet’ që sipas tij kryeministri Isa Mustafa po i shfrytëzon për të shtyrë zgjedhjet parlamentare.


“Marifetet e Isa Mustafës në funksion të shtyerjes së ballafaqimit me Sovranin”, e ka titulluar ai publikimin e tij në rrjetin social Facebook, përcjell gazetametro.net

Sipas Sherifit, Mustafa është pre e presionit nga partneri i koalcionit, PDK’ja, dhe për këtë arsye i pari i LDK’së po mundohet të fitojë sa më shumë kohë që t’ja djeg planet Kadri Veselit.

“Si duket Isa Mustafa i ka bërë mirë llogaritë, se nëse qeveria e tij nuk bie deri nga mesi i këtij muaji, rënia e së cilës do të kishte për pasojë shpërndarjen e Kuvendit, afati i qershorit për t’u mbajtur zgjedhjet e parakohshme do të binte poshtë si mundësi dhe kështu Isa Mustafa dhe LDK-ja do të fitonin kohë së paku deri në vjeshtë të këtij viti, kur sipas afatit kushtetues do të mbahen zgjedhjet komunale”, ka shkruar ai, përcjell gazetametro.net

Më poshtë gjeni të plotë renditjen e “marifeteve” të Isa Mustafës, sipas Bilall Sherifit:

MARIFETI I PARË në funksion të blerjes së kohës ishte mbajtja mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së më 12 prill, gjoja për të marrë vendim për ta votuar Marrëveshjen e Demarkacionit, thuajse deri atëherë LDK nuk kishte një vendim për marrëveshjen.

MARIFETI I DYTË ishte shkuarja në Bruksel më 24 prill për të kërkuar nga BE-ja suspendimin e kushtit të demarkacionit për liberalizimin e vizave për dy vite edhe pse e dinte se një gjë e tillë është e pa mundur!

MARIFETI I TRETË sërish në funksion të blerjes së kohës, është shqyrtimi nga qeveria i propozimit të disa deputetetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së, në të cilin parashihet që marrëveshjes t’i shtohet një dispozitë e cila do ta obligonte qeverinë që pas dy viteve ta shqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi, siç janë Kulla e Zhlebit dhe Çakorri!

Nëse dikush në udhëheqje të PDK-së ka iluzione se Isa Mustafa një ditë do të pranojë që nuk i ka votat dhe rrjedhimisht do të pajtohet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme me marrëveshje, ashtu siç ka dëshirë të thotë kryetari i PDK-së Kadri Veseli, i siguroj se janë duke pritur kot. Sepse, sapo të përfundojë “magjia” e MARIFETIT të tretë, nga diku do ta nxjerr marifetin e tij të radhës.

E kaluara e Isa Mustafës ka dëshmuar se pritja, që nga koha kur është rikthyer në politikë dhe deri më sot ka shkuar në favor të tij!

Është në duar të deputetëve të Kosovës (pozitë dhe opozitë) që t’u japin fund marifeteve politike me rreziqe për Kosovën dhe kështu ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë