Loading…

‘Margaritari’ tjetër i ‘kallashit’ të VV’së: Parada e të marrëve, e turpshme

  • 10/10/2017 | 15:17

‘Margaritari’ tjetër i ‘kallashit’ të VV’së: Parada e të marrëve, e turpshme

Fidan Ademin, tani kandidat i Vetëvendosjes për Asamblenë Komunale në Mitrovicë, të gjithë e kujtojmë, kur para dy muajve sa ishte drejtor i Drejtorisë për Kulturë në këtë komunë, kishte postuar në rrjetet sociale një fotografi me kallashnikov në dorë.


Ai sot, ka reaguar lidhur me Paradën e komunitetit LGBTI e cila u mbajt në Prishtinë, duke e quajtur ‘Paradë e të marrëve’.

Ademi ka hedhur akuza ndaj organizatorëve duke thënë populli ruajti gjakftohtësinë përballë një provokimi të pacipë, të bërë vetëm për disa fonde.

“Statistikat deshmojn që asnjë vrasje, rrahje apo forme tjetër dhune nuk është ushtruar per shkak orientinit seksual ne Kosovë. Rrjedhimisht parada e të marreve (se krenari nuk ka në preference seksuale), ka qellim vetëm promovimin e cytjen e të rinjve”.

“Kjo parade është e turpshme, e panevojshme dhe e paarsyeshme. Populli i Kosovës e ruajti gjakftohesinë në një provokim kaq te pacipe te individeve që për ca fonde me shumë bejne gjithcka!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ademi, rreth dy muaj më parë, derisa ishte drejtor i Kulturës në Mitrovicë, kishte postuar një foto ku shihej me kallashnikov në dorë. Për këtë ai edhe ishte arrestuar nga policia. Në polici kishte thënë se arma që ai kishte pasur në dorë kur ishte fotografuar ishte vetëm lodër.

Tani Ademi, është në krye të listës së Vetëvendosjes për Asamble Komunale të Mitrovicës, i renditur si numër dy, menjëherë pas prijësit të kësaj liste. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë