Loading…

Maqedonia zyrtarisht ndërron emrin! Kuvendi me shumicë të madhe votoi ndryshimet kushtetuese |VIDEO

  • 19/10/2018 | 23:27

Maqedonia zyrtarisht ndërron emrin! Kuvendi me shumicë të madhe votoi ndryshimet kushtetuese |VIDEO

Lajmi i fundit:Po arrihet marrëveshja historike në mes Maqedonisë dhe Greqisë.


Gjithsej 80 deputet nga 117 të pranishëm, sot në Kuvendin e Maqedonisë votuan për ndryshimin e kushtetutës, pas së cilës Maqedonia do të ndryshoj emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, shkruan gazetametro.net.

Kjo është një ditë historike për Maqedoninë, pasi që me marrjen e votimin “për”, ku votuan edhe disa nga deputetët të opozitës, si Vlladanka Avirovic, Sashe Vasilevski dhe Elizabeta Kancevska – Milevska, si dhe deputeti i VMRO-së Krste Mukovski, Maqedonia po i jep fund mosmarrëveshjeve dhe konfliktet që kishte me Greqinë që shumë vite.

Sipas marrëveshjes së Prespës që bënë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras emri i Maqedonisë do të ndryshohet dhe do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Të parën herë u përdor sistemi elektronik për tu votuar, por deputeti i opozitës në radhët e VMRO-së insistoi për votim individual.

Gjatë votimit të parë, deputetët e VMRO DPMNE u ngritën nga vendet e tyre dhe u ndalën pranë murit të kuvendit për të parë kush votuan dhe kërkuan votim individual sepse dyshonin sistemin e votimit elektronik, shkruan gazetametro.net.

Në votimin e parë ishin 80 “për”, ndërsa në të dytë të dytin “për” ishin 75 deputetë të koalicionit qeverisës LSDM dhe BDI mbështetur nga pjesët e deputetëve të koalicionit VMRO DPMNE dhe partive opozitare shqiptare, ndërsa në votimin e dytë, 39 deputetë të koalicionit VMRO DPMNE votuan kundër.

Në seancën e Qeverisë së Maqedonisë për t’u votuar ndryshimi kushtetues në përputhje me Marrëveshjen me Greqinë, morën pjesë Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brendshëm Nikola Dimitrov, të cilët nënshkruan Marrëveshjen me Greqinë./gazetametro.net

https://www.facebook.com/MakedonskaInformativnaAgencija/videos/177871439758741/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë