Loading…

Maqedonia shqyrton ndërrimin e emrit për të hyrë në NATO

  • 12/06/2017 | 11:31

Maqedonia shqyrton ndërrimin e emrit për të hyrë në NATO

Maqedoni është duke e shqyrtuar ndërrimin e emrit, ka konfirmuar  ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov, i cili shpreson se kështu do ta kënaqë Greqinë dhe të heqë kundërshtimin e saj në mënyrë që vendi i tij të hyjë në NATO.


Anëtarësimi në këtë Aleancë do t’i kishte qetësuar tensionet politike në rajonin e gjerë të Ballkanit, shkruan Financial Times, e për këtë Dimitrov do të flasë me zyrtarët e lartë të NATO’a të hënën në Bruksel.

Dimitrov ka thënë se ende është herët të flitet për propozimet konkrete të emrit, por të mërkurën do të takohet me ministrat grek në tentim që të vendoset besimi në mes të dy vendeve fqinje pasi që Athina ka bllokuar paraqitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO në vitin 2008, transmeton gazetametro.net.

“Do t’i bëjmë thirrje Greqisë që të mendojë se çfarë fqinji dëshiron – a dëshiron vendin stabil dhe miqësor i cili ofron shpresë për demokraci dhe drejtësi?”, ka thënë Dimitrov në intervistë dhe ka shtuar: “nëse jemi fqinjë të mirë, atëherë, shpresoj se forcat politike në Greqi do të kuptojnë se fjala është për mundësinë historike”.

Maqedonia, e cila veten e quan Republika e Maqedonisë, ka tërheqë zemërimin e Greqisë, e cila është e bindur se kjo implikon pretendimet territoriale ndaj provincës veriore greke, e cila e mban emrin e njëjtë. Nikola Gruevski, ish kryeministri maqedonas, i ka ashpërsuar më tepër marrëdhëniet e dy vendeve, duke emëruar aeroportet dhe autostradat me emrin e Aleksandrit të Madh, luftëtarit antik grek, duke ri interpretuar si heroin më të madh të vet.

Ndryshimi i emrit po përmendet një kohë të gjatë, ndërsa Dimitrov ka theksuar se deri te ajo do të ishte ardhur në referendum dhe nëpërmes të konsenzusit të partive para votimit./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë