Loading…

Maqedonia qe 37 ditë në këmbë, protestat kundër shqiptarëve s’ndalen (Video)

  • 04/04/2017 | 20:16

Maqedonia qe 37 ditë në këmbë, protestat kundër shqiptarëve s’ndalen (Video)

Protesta me moton “Për Maqedoni të përbashkët” ka vazhduar edhe pasditen e sotme duke hyrë kështu në ditën e saj të 37.


Protestuesit janë mbledhur para Qeverisë duke vazhduar më pas para Kuvendit. Përveç platformës së partive politike shqiptare, ata kundërshtojnë edhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i cili përkrah këtë platformë.

Presidenti maqedn, Gjorgji Ivanov po refuzon t’i japë mandatin për krijimin e qeverisë, Zoran Zaevit, për shkak se ky i fundit ka dalë haptazi në mbështetje të platformës shqiptare, që për Shkupin zyrtar po shihet si një kërcënim i madh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë