Loading…

Maqedonia në dorë të Ivanovit, Zaevi në horizont

  • 30/01/2017 | 09:58

Maqedonia në dorë të Ivanovit, Zaevi në horizont

Mandatari Nikolla Gruevski dështoi që të formojë qeverinë e re, pasi nga BDI vendosën të mos e mbështesin, dhe i njejti duhet që mandatin të i’a dorëzojë presidentit Gjorge Ivanov.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Ivanov duhet që t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, fituesit të dytë të zgjedhjeve të fundit. Në këtë rast, Zoran Zaevit nga Lidhja Social Demokrate të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni, transmeton gazetametro.net.

Më herët, analistët për Telegrafi Maqedoni kanë thanë se Gjorge Ivanov do të gabojë shumë dhe do ta fus Maqedoninë në krizë më të madhe, nëse ai vendosë që të anashkalojë dhënien e mandatit për Zaevin dhe në të njejtën kohë të japë dorëheqje.

Në një situatë të këtillë, nësë presidenti jep dorëheqje, sipas ekspertit të së drejtës kushtetuese, Mersim Maksuti, kryetari i Kuvendit duhet të mbledh deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dhe të shpallin zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Ndërkohë, zgjedhjet lokale janë afër për qytetarët e Maqedonisë, pasi mandati i kryetarëve të komunave skadon në mars të këtij viti. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë